Japonia gjen grimca të zeza në vaksinën Moderna

Japonia gjen grimca të zeza në vaksinën Moderna

Japonia ka vënë në pritje një pjesë të vaksinës së Modernës për Covid-19 pasi një substancë e huaj u gjet në shishe. Një farmacist pa disa grimca të zeza në një shishe të vaksinës në Prefekturën Kanagawa, sipas autoriteteve.

Rreth 3,790 njerëz kishin marrë tashmë dozwn nga kjo sasi, ndwrsa pjesa tjetërit është lënë në pritje. Ky zbulim, vjen më pak se një javë pasi Japonia pezulloi përdorimin e rreth 1.63 milion doza Moderna për shkak të kontaminimit.

Farmacisti gjeti grimcat e zeza ndërsa kontrollonte për substanca të huaja para përdorimit të vaksinës. Raportet e mediave lokale thonë se nuk ka asnjë provë deri tani për ndonjë rrezik shëndetësor të shkaktuar nga vaksina potencialisht e kontaminuar.

Takeda Pharmaceutical, e cila shet dhe shpërndan vaksinën në Japoni, javën e kaluar kishte vënë në pritje tre grupe të vaksinës pasi u gjetën "materiale të huaja" në disa doza të një serie prej afërsisht 560,000 shishe.

Firma farmaceutike spanjolle Rovi, tha në një deklaratë se një linjë prodhimi në Spanjë mund të jetë shkaku i çështjes. Ajo shtoi se po kryente një hetim.

Të martën, ministri japonez i shëndetësisë tha se lëndët e jashtme të gjetura në doza në prefekturën jugore të Okinawa ishin për shkak të gjilpërave të futura gabimisht në shishe.

Japonia po përballet me një rritje të rasteve të Covid ndërsa pret Lojërat Paralimpike. Fillimi i vaksinimit të tij ka qenë relativisht i ngadalshëm, me pak më shumë se 40% të japonezëve të vaksinuar plotësisht dhe rreth 50% kanë marrë një dozë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy