Me 95 vota pro, parlamenti i Maqedonisë miratoi ligjin e amnistisë në lidhje me ngjarjet e 27 prillit ku kreu i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela u dhunua barbarisht në parlament. Ligji i cili mori votat pro nga 95 deputetë ndërsa nuk pati asnjë votë kundër, ndërkohë ligji vjen në kuadër të ndryshimeve kushtetuese që priten më 15 janar.
Pro ligjit votuan disa prej deputeëve të partisë opozitare VMRO-DPMNE, edhe pse krerët e saj e kishin kundërshtuar duke e cilësuar atë si ‘drejtësi selektive. Nga ana tjetër, ligji nuk u prit aspak mirë nga Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa e Bilal Kasamit dhe Besa e Afrim Gashit, si dhe deputeti liberal Goran Milevski. Lideri i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, e cilësoi ligjin për amnisti një vrasje të dytë, ndërsa atë që e votuan pro i quajti keqbërës.
Personat e përfshirë në ngjarjen e 27 prillit kanë të drejtë brenda një afati kohor prej pesë ditësh të kërkojnë amnisti individuale ndërsa prokuroria dhe gjykata do të vendosë nësë ata e meritojnë apo jo. Ligji për aministrinë u premtua nga kryeministri Zoran Zaev, në këmbim të votave për miratimin e ndryshimit të emrit dhe ndryshimeve kushtetuese.



