Senatorët filipinas paralajmëruan presidentin e tyre, Rodrigo Duterte që të moderojë gjuhën dhe të veprojë si burrë shteti, pasi ky i fundit kundërshtoi sulmet ndaj luftës vdekjeprurëse kundër drogës.
Senatori filipinas, Richard Gordon tha sot se “presidenti po bie brenda me fjalët e tij” pasi ka qenë ”shumë i zhurmshëm” në deklaratat e tij në publik lidhur me dëshirën për të luftuar kërcënimin e drogës.
Senatori, Panfilo Lacson, ish-shefi i policisë, tha se “ do të ishte gjëja e duhur që Duterte të kërkonte falje ndaj hebrenjve për komentet e tij lidhur me liderin nazist, Adolf Hitler”.
“Ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm në atë çfarë thotë”, shtoi senatori.
Duterte sulmoi të premten kritikët e tij pasi e krahasuan atë me Hitlerin për shkak të luftës që presidenti ka ndërmarrë kundër drogës.
“Hitleri masakroi tre milionë hebrenj e ndërsa tani ekzistojnë tre milionë persona të varur nga droga (në Filipine) dhe unë do të jem i lumtur t’i eliminoj ata”, deklaroi Duterte.



