
Në zgjedhjet vendore të këtij viti, por jo vetëm, duhet të rritet më tepër përfaqësimi i grave, kjo është kërkesa e Aleancës Kombëtare të Këshilltareve.
Pjesë e kësaj kërkese janë këshilltaret gra të të gjithë partive, pavarësisht se opozita është jashtë Parlamentit dhe pretendon se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.



