Teleskopët që ndodhen në majë të malit vullkanik Mauna Kea në Havai, ka kapur pamje të jashtëzakonshme të qiellit natën. Ky mal është një nga pikat e pakëta të globit nga ku vëzhgimet në qiell mund të bëhen pa u ndikuar nga dritat e prodhuara nga njerëzimi artificialisht në Tokë dhe nga ndotja e ajrit. Që aty mund të shihet edhe galaktika Rruga e Qumështit.
Videoja e mëposhtme është pjesë e projektit SKYGLOW.
Mali Mauna Kea është ideal për studiuesit e kozmosit, pasi ndikimi njerëzor aty është pothuajse zero. Megjithatë, ai ka qenë shpesh shkaku i përplasjeve mes banorëve të zonës dhe komunitetit shkencor, të cilët shpresojnë të ndërtojnë në atë majë një observator të mirëfilltë si Thirty Meter Telescope.



