Televizioni MCN prej datës 16 korrik do të mundësojë për teleshikuesit edhe një tjetër edicion informativ, i cili do të jetë flash në orën 23:00, i realizuar nëpërmjet inteligjencës artificiale.
MCN nëpërmjet partneritetit me shoqërinë NIV synon avancimi në tregun e inteligjencës artificiale. Nesër në datën 16, që është edhe dita e vlerësimit të inteligjencës artificiale në MCN TV, do të lançohen dy produkte të fuqizuar prej saj dhe NIV.
Edicioni i lajmeve flesh në darkë do të jetë i gjeneruar nga inteligjenca artificiale me një zë natyral dhe një rrjedhshmëri në të folur.

Nëpërmjet inteligjencës artificiale, të gjitha lajmet në web-in e MCN TV do të mundësohen edhe nga një audio e gjeneruar nga inteligjenca artificiale, duke u ardhur kështu në ndihmë edhe personave me aftësi të kufizuar si të verbrit.
MCN tani ka një fokus të ri në veprimtarinë e saj, që është inteligjenca artificiale dhe që synon të përmirësojë dhe të avancojë produkte dhe modele për Shqipërinë. Në kuadër të këtij synimi të ri të kompanisë, shumë shpejt do të mundësohet edhe transkriptimi live në gjuhën shqipe.
Duke filluar nga sezoni i ri televiziv në shtator 2024, do të jetë e mundur transkriptimi live i të gjitha edicioneve informative, por edhe një pjesë e madhe e emisioneve të MCN TV.



