TOB hap sezonin e ri, Ibrahimi: E nisim me Mozartin dhe Bethovenin

TOB hap sezonin e ri, Ibrahimi: E nisim me Mozartin dhe Bethovenin

<p>Teatri i Operas dhe Baletit hap sezonin e ri. Etrita Ibrahimi, koncertmaester, përgjegjëse e sektorit të solistëve në Teatrin e Operas dhe Baletit, tha në studion e MCN se janë dy vepra të rëndësishme të repertorit klasik ato që do të hapin sezonin e ri.</p> <blockquote> <p><em>Kemi zgjedhur dy vepra të Mozartit dhe Bethovenit. Janë dy gjeni të muzikës klasike. Është një hapje spektakolare. Nuk është një mbrëmje gala, por janë dy vepra kyçe të repertorit klasik dhe janë pararendëse. Kemi zgjedhur solistët më të mirë. Kemi solistët Eva Golemi, Vikena Kamenica, kemi këngëtarët e rinj. Është i gjithë kasti shumë i përzgjedhur. Janë solistët më të mirë të Teatrit. Kemi zgjedhur të kemi dy koncerte. Kemi dy për t’i dhënë mundësinë publikut të zgjedhë natën në të cilën dëshiron të jetë. Janë zgjedhur dy data që publiku të ketë më shumë mundësi për ta ndjekur. Pse të mos bëjmë dy data, duke shpresuar që publiku të jetë dashamirës dhe ta ndjekë. </em></p> </blockquote> <p>Ibrahimi tha më tej se është rritur niveli artistik i trupave.</p> <blockquote> <p><em>Është edhe pjesëmarrja e yjeve botërorë. Kemi pasur edhe yje të tjerë përveç Ermonela Jahos. Do të theksoja edhe rritjen e nivelit të trupave tona. &nbsp;</em></p> </blockquote> <iframe width="1157" height="651" src="https://www.youtube.com/embed/nMV4F8NUFXY" title="TOB hap sezonin e ri, Ibrahimi: E nisim me Mozartin dhe Bethovenin" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy