
Një asteroid me përmasa të mëdha kaloi mbrëmjen e 4 shkurtit pranë Tokës. Speedy Gonzales është një prej asteroidëve më të shpejtë që ka kaluar ndonjëherë pranë planetit tonë, që prej kohës kur kanë nisur vëzhgimet e para të hapësirës.
I njohur nga shkencëtarët me emrin 2002 AJ129, asteroidi kaloi në distancë të afërt me Tokës rreth orës 22:30 të së dielës. Me një shpejtësi prej 34 km/s, Speedy Gonzales është parë nga teleskopët e Europës.
Ai është klasifikuar si asteroid potencialisht i rrezikshëm, për shkak të përmasave. Mendohet që diametri i tij është 500-1200 metra. Por distanca në të cilën ka kaluar është konsideruar nga shkencëtarët si e sigurt.



