
Burrat e kanë më të vështirë t’i japin fund një marrëdhënie se sa gratë. Në shumicën e rasteve janë gratë që duhet të marrin situatën në dorë dhe i japin fund një lidhjeje nëse ajo nuk shkon siç duhet.
Meshkujt në përgjithësi kanë tendencën të justifikohen dhe të delegojnë përgjegjësitë, të shtyhen duke gjetur arsye të ndryshme deri në një moment që partnerja detyrohet të marrë vetë disa vendime.
Sipas psikologes italiane, Elisa Castellano, edhe në ato pak raste kur ndodh që mashkulli të marrë vendime për ndarje, zakonisht në mes është një person i treti që i shtyn meshkujt të marrin një vendim.
Ja arsyet:
Ai tradhton, por nuk largohet, ai përdor tradhtinë për të ushqyer egon e tij.
Mos mendoni se nëse ishte ai që bëri gabimin, atëherë ai do të duhet të largohet nga ju. Nuk funksionon ashtu, veçanërisht nëse gabimi në fjalë është një tradhti. Në këtë rast ju mund të jeni strehimi i tij i sigurt dhe tradhtitë mund të kenë rolin e ushqimit të egos së tij. Ai nuk do të largohet nga ju sepse nuk ka nevojë për të, ju duhet të vendosni se çfarë lloj marrëdhënie dëshironi.
Burrat kanë shumë frikë nga ndarja, edhe pse nuk e pranojnë. Të kuptosh që një histori ka mbaruar, ta pranosh atë tek vetja dhe partneri juaj është një hap delikat që kërkon shumë guxim.
Paradoksalisht, është më e lehtë të qëndrosh në një situatë të pakënaqur, por të njohur sesa të revolucionarizosh gjithçka dhe të takosh të panjohurën.
Burrat janë të lidhur me zakonet më shumë sesa gratë.
Bashkëlidhja që ata vendosin me dashuri, mjedisin dhe rutinën i bën ata të anojnë drejt vendimit për të qëndruar saktësisht në situatën në të cilën ndodhen, sesa të marrin një vendim. / Grazie.it /



