“Noteri Kongoli, një skemë grabitjeje”, Pula: Afera në kurriz të Naxhije Nikajt në bashkëpunim me agjencitë imobiliare, bankat dhe institucionet

“Noteri Kongoli, një skemë grabitjeje”, Pula: Afera në kurriz të Naxhije Nikajt në bashkëpunim me agjencitë imobiliare, bankat dhe institucionet

Redaksia MCN ka zbuluar një tjetër rast abuzimi të noterit Kongoli, jo më të Luljeta Kongolit, por Gjergj Kongolit, të birit, i cili ka trashëguar studion noteriale.

 

Bëhet fjalë për procedimin penal 12148/2025 të ndjekur nga prokurori Arben Agolli.

 

Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e MCN Live tha se procedimi penal 12148/2025 është një skemë abuzimi mbi shtetasen Naxhije Nikaj, së cilës i është krijuar një dëm ekonomik si pasojë e bashkëpunimit mes noterit Gjergj Kongoli, bankës së nivelit të dytë Raiffeisen Bank, agjencisë imobiliare "Go Home Real Estate" dhe institucioneve që duhet të jenë garantuese të ligjit.

 

Është e dyshimtë si bankat deri në një farë faze e pranojnë dokumentacionin dhe më pas dalin në përfundimin që klienti nuk është i besueshëm. Klientët deri në këtë fazë kanë dhënë kaparet, pagesat tek noterët dhe në fund bankat refuzojnë të japin kredinë me 3% siç parashikohet nga bashkia. Në këtë skemë përfshihen noterët, agjencitë, bankat e nivelit të dytë dhe institucionet që do duhet të ishin garantues të ligjit. 

 

Rasti na njeh me marrjen e kapareve për blerjen e një banese, por kemi parë dhe rastin e noteres Luljeta Kongolit që nuk i ka kthyer shumën prej 270 mijë euro të një shtetasi slloven që i kishte dhënë hua një shtetasi shqiptar. 

 

Në raste të tilla faji bie tek noteri, por, s’janë më pak të pafajshëm agjencitë imobiliare që bëjnë ndërmjetësim e blerësit me shitësin. 

 

Ashtu siç parashikohet, një akt që firmoset nga noterët është i pakthyeshëm. E vetmja formë që një qytetar të marrë të drejtën e tij është vetëm nëpërmjet gjykatës. 

 

Rasti i Naxhije Nikajt: 

 

Përshkrimi i aferës në kurriz të Naxhije Nikajt Në tetor të vitit 2024, Bashkia e Tiranës i miratoi shtetases Naxhije Nikaj një kredi të butë me 3% interes për strehim. Për të realizuar këtë, ajo u paraqit pranë Raiffeisen Bank për të marrë një kredi për blerjen e një shtëpie në vlerën 5,800,000 lekë të reja në zonën e "Freskut", Tiranë. Për gjetjen e apartamentit, ajo angazhoi agjencinë "Go Home Real Estate" të menaxhuar nga administratori Arlind Arapi. Kallëzuesja deklaron se i ka dhënë këtij të fundit shuma të ndryshme parash në dorë për procedurat, konkretisht 118,000 lekë, 240,000 lekë dhe një mandat prej 65,000 lekësh. Ndërkohë, për të kryer blerjen e apartamentit dhe kalimin e pronësisë, Naxhije Nikaj i kaloi noterit Gjergj Kongoli shumën e madhe prej 1,100,000 lekësh të reja. Megjithatë, përpjekja e saj dështoi pasi Raiffeisen Bank e refuzoi dhënien e kredisë, duke e cilësuar atë si "jo të besueshme". Pas këtij momenti, Naxhija mbeti pa shtëpi dhe nuk i mori mbrapsht paratë e dhëna si kapare e pagesa noteriale, duke bërë që ajo të ndihej e mashtruar dhe të bënte kallëzim penal. Prokuroria e Tiranës e pushoi çështjen me argumentin se nuk ka vepër penale por është një "marrëdhënie e mirëfilltë juridiko-civile", duke e udhëzuar atë t'i drejtohet Gjykatës Civile.

 

Roli i noterit Gjergj Kongoli Noteri Gjergj Kongoli ishte personi i besuar ku Naxhije Nikaj derdhi shumën prej 1,100,000 lekësh të reja, para të cilat ishin destinuar për blerjen e apartamentit dhe kalimin e pronësisë në emrin e saj. Pasi banka nuk e dha kredinë dhe blerja dështoi, noteri nuk ia ktheu të gjitha paratë qytetares. Sipas deklarimeve në dosje, ai ka komunikuar me djalin e saj, Edison Toska, dhe i ka kthyer vetëm shumën prej 750,000 lekësh të reja. Për pjesën tjetër të parave që mungojnë, ai ka pretenduar se "nuk është në dijeni se cila është arsyeja që e ka mbajtur", duke mbajtur efektivisht qindra mijëra lekë pa dhënë një argument të vlefshëm ligjor apo faturë shërbimi.

 

Dëmi i krijuar ndaj Naxhije Nikajt Dëmi për Naxhije Nikajn është i dyfishtë: humbje e mundësisë së strehimit (djegia e kredisë së butë nga Bashkia) dhe një gropë e madhe financiare nga kursimet e saj. Konkretisht dëmi financiar përfshin:

 

350,000 lekë të reja të mbajtura në mënyrë të paqartë nga noteri Gjergj Kongoli (nga 1.1 milionë të dhëna, u kthyen vetëm 750 mijë).

 

Paratë e mbajtura nga agjencia "Go Home Real Estate". Naxhija deklaron se i ka dhënë agjentit shuma që arrijnë në mbi 400,000 lekë gjithsej. Vetë administratori Arlind Arapi pranon para oficerëve se ka mbajtur 58,000 lekë të reja për vete si shpërblim për "angazhimin e tij 9 mujor", ndërsa një shumë prej 300,000 lekësh pretendon se ia ka dhënë kapar shitësit të shtëpisë, i cili jeton jashtë shtetit dhe nuk e kthen më.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy