Përdori makinën e policisë për “punë personale”, Rrugorja i kërkon dëmshpërblim ish-drejtuesit Hasrama

Përdori makinën e policisë për “punë personale”, Rrugorja i kërkon dëmshpërblim ish-drejtuesit Hasrama

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore në Tiranë i është drejtuar Gjykatës Administrative me një padi, ku kërkon dëmshpërblim ndaj ish-drejtuesit Ervin Hasrama.

Padia e Rrugores tashmë ka përfunduar në Apel, ndërsa në materialin që disponon MCN Tv, thuhet se ish-drejtuesi Hasrama i ka shkaktuar një dëm prej 175.376 lekë Komisariatit. Cila është arsyeja? Shkaku që e ka detyruar Koisariatin e Policisë Rrugore t’i drejtohet Gjykatës kundër ish-drejtuesit, është mosplotësimi i fletë-udhëtimeve për mjetin tip “Chervolet me targë Policie 2035 për periudhën Janar-Prill 2017. Periudhë kjo, që Hasrama ka mbajtur postin e drejtuesit të Komisariatit të Policisë Rrugore.

Objekti: Detyrimin e të paditurit të shpërblejë paditësin për dëmin e shkaktuar në vlerën prej 175.376 lekë, për shkak të mosplotësimit të fletë-udhëtimit për mjetin Chevrolet me targë Policie 2035 për periudhën Janar-Prill 2017”, thuhet në objekt-padinë e Komisariatit Rrugor të Tiranës.

Çështja në fjalë është shqyrtuar nga gjyqtarja Rilinda Selimi.

No description available.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy