
Ne shpëtuam Krimenë nga degradimi, nga braktisja në të cilën ndodhej, veçanërisht qytetin e Sevastopolit, kur i përkiste një shteti tjetër. Ne i kemi ringjallur këto territore.
Kështu tha Presidenti rus, Vladimir Putin, duke folur gjatë festimeve në stadiumin e Moskës për përvjetorin e aneksimit të gadishullit.
Më tej shtoi se nisja e misionit rus në Ukrainë, u bë për të shmangur gjenocidin në Donbas, ndërsa shtoi se planet ruse do të zbatohen të gjitha.
Ishin banorët e Krimesë ata që bënë zgjedhjen e duhur, duke i vendosur pengesë nacionalizmit dhe nazizmit, i cili vijon të jetë në Donbas. Ranë viktima të sulmeve ajrore dhe një gjë të tillë ne e quajmë gjenocid. Shmangia e gjenocidit, është objektivi i operacionit tonë ushtarak në Ukrainë.



