Komiteti Teknik ka publikuar të dhënat më të fundit në lidhje me situatën me koronavirusin në vend. Në një dalje për mediat, eksprtët e Komitetit Teknmik bënë të ditur se mësimi në universitet do të vijojë të kryhet online deri në një urdhër të dytë. Hapja e dyerve të unoversiteteve, sipas Komitetit Teknik do të bëhet në varësi të situatës që vendi ynë do të gjendet përballë koronavirusit.
“Siç e kemi thënë që po të kishim një vlerësim të masave me intensitet të mesëm mendojmë se mësimi në universitete, për shkak të situarës do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të dinamikës. Masat e tjera, do të shikojmë nëse do të ndryshojnë numrat. Ajo që ne vazhdojmë të themi është se beteja me Covid nuk është thjesht spitalore. Është betejë e të gjithëve. Të nderuar qytetarë vetëm nëse do të zbatoni të gjitha masat që i kemi thënë vazhdimisht, vetëm në këtë mënyrë do të ndalojmë epideminë. Jemi akoma në kushte të llogaritura mirë që mund ta ndalojmë“, u shpreh Mira Rakacolli.
Më tej, Rakacolli është shprehur se me shifrat aktuale nga COVID, nuk parashikohet një mbyllje e shkollave. “Me shifrat aktuale nuk parashikohet mbyllja e shkollave”, tha Rakacolli. Po ashtu, Rakacolli u shpreh gjatë konferencës se nuk ka asnjë mungesë të kapaciteteve spitalore në lidhje me të sëmurët me koronavirus. Megjithatë sipas saj, nevojitet një kujdes i shtuar i qytetarëve në mënyrë që spitalet të mos vihen përballë një situate të papërballueshme. “Nuk duhet të ketë asnjë frikë apo pasiguri se kapacitetet spitalore nuk do të mjaftojnë. Megjithatë, ne duhet të jemi të përgatitur. Ne jemi të përgatitur, por duhet të jemi të gjithë bashkë. Asnjë frikë për mungesë të kapaciteteve spitalore”, u shpreh Rakacolli.
Ndërkohë, Albana Fico është shprehur se situata është me risk dhe se kërkohet një bashkëpunim mes qytetarëve dhe institucioneve në lidhje me mbajtjen e maskave, mbajtja e distancës dhe marrja e informaiconeve nga institucionet zyrtare. “Kemi vlerësuar dhe po monitorojmë me vëmendje ecuirinë e pandemisë në vend. Siç kemi bërë me dije çdo ditë, situata paraqitet në një nivel risku të shtuar për shkak të rriteujs së rasteve ditore. Incidenca 301 persona për 100 000 banorë, mesatararja ditore e rasteve pozitive është 704. 2.1 për qind raporti i vdekjeve”, shprehet Fico.
Kjo e fundit theksoi se deri më tani rezulton se 52% e të prekurve janë femra dhe 48%. Ndërkohë, mësohet se moshat më të prekura janë ato nga 65 deri në 74 vjeç, ndërsa grupmosha tjetër më e prekur është ajo mes 55 deri në 64 vjeç.



