Ministrat e Mbrojtjes ''takohen" online/ Kreu i NATO: Të jemi më të përgatitur për krizat e ardhshme

Ministrat e Mbrojtjes ''takohen" online/ Kreu i NATO: Të jemi më të përgatitur për krizat e ardhshme

Është zhvilluar për herë të parë “online” mbledhja e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se NATO po rrit përpjekjet kundër koronavirusit ndërsa i duhet të përgatitet edhe për të ardhmen e Aleancës. Ai tha se ministrat e Mbrojtjes kanë rënë dakort të rinovojnë kërkesat bazë për gatishmërinë civile për t'i bërë shoqëritë tona më elastike në krizat e ardhshme.

“Forcat ushtarake aleate kanë kryer mbi 100 misione furnizimi, kanë lehtësuar ndërtimin e 25 spitaleve në terren, kanë shtuar mbi 25,000 shtretër trajtimi dhe kanë dërguar mbi 4,000 profesionistë mjekësorë”, tha Stoltenberg teksa foli për përgjigjen e NATO ndaj krizës së Covid-19.

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në këtë ministerial u shpreh se COVID-19 është kërcënim dhe sfidë serioze për sigurinë e Aleancës, e cila në këtë kohë duhet të tregojë më shumë se kurrë unitet politik dhe solidaritet.

Gjatë fjalës së saj ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka theksoi se COVID-19, është një kërcënim dhe sfidë serioze për sigurinë e Aleancës, por në këtë situatë Aleanca duhet të tregojë unitet politik dhe solidaritet.  E gjitha kjo sipas Xhaçkës mund të arrihet pasi Aleanca ka aftësitë, burimet dhe forcat për tu bashkuar kundër kësaj pandemie.

Xhaçka ka kërkuar ndihmë përmes Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike për reagimin ndaj fatkeqësive, si instrumenti i duhur për përballimin e situatës, e cila gjeti të papërgatitur dhe vendet me ekonomi më të madhe se Shqipëria.  Në mesazhin e saj Xhaçka shprehu mirënjohje për “ushtrinë e bardhë” të angazhuar në vijën e parë kundër armikut të padukshëm, vlerësoi kontributin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe apeloi për solidaritet për përballimin e sfidave të ardhshme si pasojë e pandemisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy