Bejko: Lëvizja e grupit “Bardhi” imorale, shkelën mbi veten! PD zyrtare ka filluar fazën e ringritjes (VIDEO)

Bejko: Lëvizja e grupit “Bardhi” imorale, shkelën mbi veten! PD zyrtare ka filluar fazën e ringritjes (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Roland Bejko, e konsideroi si imorale lëvizjen e deputetëve të grupit Bardhi, që po koordinohen me ata të grupit Berisha. 
Duke folur në MCN Live Bejko tha se Bardhi ka po aq përgjegjësi sa Basha, pasi kreu i PD-së zyrtare çdo vendim e merrte “me lejen e Bardhit”. Sipas tij PD-ja e Bashës ka nisur të hapë një etapë të re të ringritjes. 

Nuk mendoj se është më keq se më parë, sepse status quo-ja e PD është aty ku ka qenë. PD zyrtare ka filluar një etapë të re. Mbaroi fazën e parë të rezistencës për mbijetesë dhe filloi fazën e ringritjes, dhe të një strategjie të qartë politike. Me statutin e partisë i kemi hequr pushtet Bashës, ia kemi kaluar Kryesisë. Bardhi dhe grupi që e mbështet zgjodhën të largohen nga mbledhja e Kryesisë kur panë që s’kishin vota. Logjika s’ma donte që ky njeri të shkelte parimet e veta, të shkelte vetveten dhe të shkonte te Berisha kur i kishte thënë ‘babai i Zenit’ etj. Në këto kushte kur këta u larguan dhe thonë s’e njohim Bashën dhe procesin, është punë e tyre. Të gjithë këta që shkuan te Berisha, punonin për kandidatët e Berishës. E zëmë sikur janë të dy të përjetshëm Luli dhe Saliu, Luli ka më pak vite në politikë se Saliu, tani të ikësh nga ky që ka më pak vite në politikë te ai që ka gjithë jetën në politikë, ka qenë edhe në kohën e Enverit në politikë, tani bëheni vet dallimin...! Problemi është se këta e ndërtuan vet staretgjinë me Lulin. Të jesh e bindur, Basha pa fjalën e Bardhit s’bënte gjë, ka gjasa edhe në tualet kur shkonte pyeste Gazin. Të gjitha i ka bërë me Gazin. Sa përgjegjësi ka Basha i ka edhe Bardhi. Unë i jap meritë Bashës sepse ka punuar në grup, ka ndarë besim dhe s’e ka ushtruar pushtetin vetëm. Çdo gjë e kanë bërë bashkë. E gjithë kjo lëvizje është amorale për të mos thënë imorale. Tani këta shkuan te Berisha a ndajnë të njëjtat ide me Berishën?! Nuk ndajnë të njëjtat ide”, tha Bejko.

Në 18 dhjetor u bë Kuvendi i PD, këta deputetët si ata që ikën më parë, pas 6 marsit të vitit të kaluar, kanë miratuat vendime në Kuvendin e PD, ku janë ndarë qartësisht nga e shkuara, nga Berishizmi dhe ‘non grata’. Disa prej tyre e kanë quajtur Berishën llum, tani ky kapërcim i madh tregon imoralitet, dhe tregon një hall tjetër pse e kanë bërë. Pse ka faj Basha? Që erdhi kandidoi dhe fitoi. Këta një vit e gjysmë rrinin kafeneve, merreshin me grupin parlamentar, merreshin me ‘llogje Kavaje’ dhe s’bënin diçka që t’i paraprinin kthimit të Bashës. Nuk fiton dot opozita edhe duke u bashkuar ata. Çfarë përmbajtje ka opozita, çfarë cilësie, jo çfarë forme ka. Në këtë moment e drejta për komisione hetimore, bërje të reformave, i takon atij grupim që ka mbi 36 deputetë. Këta i hoqën të drejtën e nismave PD-së, që janë në përputhje me euro-atlantizmin në Shqipëri. Edhe Edi Rama s’pranoi asnjë nismë në Parlament nga ‘non grata’, sepse ia kanë thënë ata andej, që pretendon se është partner i tyre. Marrin vetëm fjalën turp, që të lësh kauzën në mes, ta thyesh dhe të përqafosh në mënyrë imorale atë që ke luftuar”, shtoi ai. 

Lidhur me qëndrimin që do të mbajnë ndërkombëtarët për lëvizjet e grupit Bardhi, Bejko tha se ka informacion, por nuk mund të shprehet. 

Unë kam një informacion, por nuk mund ta them, do shprehen vet ndërkombëtarët. Nuk ka për të përfituar askush për sa kohë të jetë Berisha brenda. Berisha nuk do pushtet, do të jetë i pari i opozitës, se nga një kullë bëhen tre kulla, nga një resort bëhen tre resorte. Opozita do bëhet e vërtet në momentin që ndahet nga Berisha, mban një Kongres të madh, me një ekip të ri, dhe mbi të gjitha me filozofi të qartë gjithëpërfshirëse Bardhin dhe grupin e tij e shpëton vetëm një gjë, nëse Berisha tërhiqet, ata do bëjnë një parti të re. Nëse nuk tërhiqet, disa nga ata deputetët ndoshta Berisha do t’i fusë në listë, të tjerët do ngelen rrugëve”, shtoi ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy