
Agjencia meteorologjike japoneze paralajmëroi këtë të shtunë qytetarët për rreziqet e paprecedentë të një tajfuni shumë të rrezikshëm që do të përfshijë ishullin Kyushu, që ndodhet në jug të arkipelagut.
Kjo strukturë i bëri thirrje banorëve që të strehohen përpara kalimit të Nanmadol.
Ky tajfun është klasifikuar si një “stuhi e fortë”, niveli më i lartë i agjencisë.
Ryuta Kurora, kreu i shërbimit të parashikimit në Agjencinë Meteorologjike të Japonisë i tha banorëve se agjencia meteorologjike mund të lëshojë një alarm maksimal pak orë më vonë për rajonin e Kagoshima.
Era do të jetë aq e fortë sa disa shtëpi mund të shemben.
Kështu tha Ryuta Kurora, duke paralajmëruar gjithashtu për përmbytje dhe rrëshqitje dheu.



