Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj në një lidhje skype me MCN Economy sa i përket vlerësimit të raportit të “Standard & Poors” për Shqipërinë u shpreh se niveli i borxhit është një tregues për stabilitetin e ekonomisë së vendit.
Ajo tha se kur flasim për ekonominë në Shqipëri flasim për një ekonomi në zhvillim dhe për një ekonomi të tillë treguesi i matjes së borxhit është një tregues, por jo i vetëm.
Sipas saj qeveria do duhej ta zgjeronte dhe më tepër fushën e mbështetjes dhe njëkohësisht fushën e saj të investimeve për të ndikuar në rritje reale ekonomike.
Treguesi i cili është njëlloj mesatare që mat borxhin publik pothuajse në të gjithë vendet dhe një tregues në dobi të qeverisë shqiptare dhe shërben dhe si njëlloj kriteri për të përcaktuar stabilitetin e ekonomisë.
Përgjithësisht në nivelet makro gjithmonë përllogaritet një nivel borxhi 60% e produktit të brendshëm bruto i cili e lejon ekonominë e një vendi që të jetë një ekonomi e qëndrueshme dhe njëkohësisht të jetë sa më pak e hapur ndaj risqeve, ndaj në këtë rast dhe qeveria duke marrë në konsideratë që është një tregues që mund ta mbajë në kontroll.
Kemi të bëjmë gjithmonë dhe me kursin e këmbimit pra në përqindje kemi ulje të borxhit sepse në para kemi rritje të tij, por njëkohësisht është një nivel tregues që shërben si matës për të evidentuar qëndrueshmërinë e politikës monetare dhe gjithë zhvillimit në Shqipëri. Kur flasim për ekonominë në Shqipëri flasim për një ekonomi në zhvillim dhe për një ekonomi të tillë treguesi i matjes së borxhit është një tregues por jo i vetëm.
E pyetur se sa i përket kursit të këmbimit qeveria përfiton rreth 500 mln euro shtesë, do duhet të kthente diçka mbrapsht, Nunaj tha se qeveria në këtë rast ka dy përfitime atë të tatimeve dhe nga kursi i këmbimit.
Nga rritja e çmimeve dhe inflacionit ajo do duhej ta rishpërndante këtë të ardhur sepse nuk është e ardhur nga meritat e politikave dhe zhvillimeve normale, por e këtij presioni dhe krizave që janë zhvilluar dhe duke qenë se këto rritje çmimesh kanë çuar në rëndim të buxheteve të familjeve qeveria do duhej ta rishpërndante.
Dhe në kursin e këmbimit qeveria ka pasur një përfitim dhe duke pasur një të ardhur të konsiderueshme do duhej të shpërndaheshin aty ku lind nevoja për të përballuar pjesën e krizave.
Dhe në këtë këndvështrim qeveria do duhej ta zgjeronte dhe më tepër fushën e mbështetjes dhe njëkohësisht fushën e saj të investimeve për të ndikuar në rritje reale ekonomike.



