Berberi: Brenda shkurtit ndërhyjmë në aksin e devijuar në Levan-Tepelenë. Kush preket nga Unaza e Madhe, gati për kontratat (VIDEO)

Berberi: Brenda shkurtit ndërhyjmë në aksin e devijuar në Levan-Tepelenë. Kush preket nga Unaza e Madhe, gati për kontratat (VIDEO)

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, thotë se pas motit të keq të ditëve të fundit të gjithë akset që menaxhohen nga ARRSH janë të kalueshme, me përjashtim të disa akseve ku kërkohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirë, por kryesisht gjatë natës si pasojë e pranisë së ngricave dhe akullit.

Në një lidhje për MCN Live, ai deklaroi se në Veri të vendit për shkak të pranisë së madhe të dëborës u përqendruan 70 borëpastruese, ndërkohë që 300 mjete ishin në gatishmëri për të ndërhyrë me akse problematike.

Më problematikë ka qenë aksi Qafë Thore-Bogë me intensitet të lartë dëbore, kemi pasur dhe rënie ortekësh tek zona e tuneleve panoramikë.

Sot që është normalizuar rënia e dëborës, është ndërhyrë dhe mund të lëvizet me goma dimërore ose zinxhirë.

Aks problematik ka qenë dhe Lezhë-Shkodër, për shkak të ngritjes së nivelit të Bunës dhe liqenit të Shkodrës, që shkaktojnë probleme.

Aks tjetër problematik është paraqitur Kukës-Shishtavec dhe Tamarë-Vermosh. Zonat jugore, ndryshe nga zonat veriore kanë pasur tipologji problematike tjetër, me rënie gurësh, dheu dhe balte.

Në këto akse është bërë mirëmbajtja, kryesisht bëhet fjalë për akse periferike.

Për Rrugën e Arbrit, Berberi tha se është një nga akset më të rëndësishme.

Lidhur me problematikat në bypassin e Murrizit, e cilësoi si të rëndësishëm për t’i dhënë frymëmarrje Dibrës dhe Tiranës.

Kjo është kategori rruge që do i shërbej asaj zone, nuk është aks nacional. Duhet pasur kujdes, se ne nuk mund të shkojmë në dëborë, vetëm me pantallona të shkurtra.

Në akset që e dimë me prezencë bore mbi 800 metra, ne duhet të shkojmë me goma dimërore, ka dhe tabela që kërkojnë zinxhirë.

Bllokimi që ndodhi ditët e fundit, borëpastrueset nuk kalonin dot, se dy makina me goma vere rrëshqisnin dhe nuk kalonin dot.

Borëpastrueseve iu duhet kohë shumë herë më e madhe dhe kjo sjell bllokime më afatgjata.

Ne jemi vend mesdhetar malor dhe këmbë mbi 800 metër prezencë dëbore. Gomat dimërore duhen për në dimër dhe zinxhirët, kur kemi prezencë dëbore.

Në pranverën e këtij viti bëjmë dorëzimin për Planin e Bardhë dhe shkurtojmë Dibrën me Tiranën me 20 minuta të tjera.

I pyetur për devijimin e rrugës që bëhet në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të një guroreje në Poçem, Berberi tha se rruga nuk është devijuar për shkak të gurores por pasi pati rrëshqitje të shpatit.

Rruga kur është devijuar para 4 viteve është bërë se pati rrëshqitje të shpatit, ARRSH bëri ndërhyrje, por pati rrëshqitje tjetër të shpatit.

Brenda muajit shkurtit do të kemi ndërhyrje në atë aks dhe do e kthejmë në gjendjen optimale. Gurorja nuk është në rrugë.

Devijimi është bëra para 4-5 viteve, se rrëshqiti shpati, sot kemi mbaruar projektin po bëjmë devijimin e brenda shkurtit do e kemi gati.

Për Unazën e Madhe të Tiranës tha se është një projekt që ka kohë që ka nisur dhe një nga më madhorët, me lëvizshmëri shumë të madhe të mjeteve dhe shtrirje shumë të madhe në territor, pasi një pjesë e mirë shtrihet në Paskuqan.

Tirana dhe Kamza janë bërë një tani me lidhjen në mënyrë unazore.

Kemi dorëzuar punimet e segmentit te sheshi “Shqiponja” deri te Fabrika e Miellit, nyja e TEG-ut, sot përfundojnë dhe dy punimet te Uzina e Autotraktorëve.

Kemi nisur punimet në zonën e Paskuqanit, është hapur gjithë gjurma me përjashtim të 2-3 pikave të vogla që del në zonën e “5 Majit”.

Kemi filluar punimet në 3 nyjet e fundit, zona e Shkozës, Kodrës së Priftit dhe “5 Majit”. Lidhja e kontratave vijon në mënyrë të kënaqshme.

Do të marrin apartamente në bazë të metrave katrorë për frymë që kanë.

I bëj thirrje dhe banorëve që të bëjnë kontratat dhe atyre që i ka dalë shpronësimi të përgatisin dokumentet, të aplikojnë se paratë janë.

Sa më shpejt të aplikojnë, aq më shpejt hapim trupin e rrugës. Janë diku te 350 objekte, një pjesë janë me shpronësim me vlerën e aktit dhe një pjesë me VKM, trajtohen me kontratë me Bashkinë e Tiranës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy