U konfliktua me shqiptarin se i ngacmoi të dashurën, vdes pas 36 orësh agoni i riu italian

U konfliktua me shqiptarin se i ngacmoi të dashurën, vdes pas 36 orësh agoni i riu italian

Një i ri italian ka ndërruar jetë pas 36 orësh agoni që pasoi plagosjen e rëndë në një lokal nate nga një shqiptar. Emanuele Morganti, 21 vjeç, ishte në gjendje të rëndë që prej të premtes mbrëma, kur u plagos rënë në Alatri.

Gjithçka ka nisur para banakur të një lokali nate, ku i riu ka qenë së bashku me të dashurën e tij. Një shqiptar e ka ngacmuar këtë të fundit dhe mes dy djemve ka nisur një sherr. Pasi rojet e sigurisë i kanë nxjerrë jashtë të dy, në ndihmë të shqiptarit kanë ardhur një grup shokësh, ndërsa konflikti ka marrë përmasa më të mëdha.

21-vjeçari është qëlluar me një hekur në kokë, çka i ka shkaktuar thyerje të frakturës. Atij i është dhënë ndihma e parë në spitalin e zonës, por për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar në Romë. Por edhe ndihma e specializuar nuk i ka shpëtuar jetën. Ndërkohë, në polici janë shoqëruar dhjetëra të pranishëm në vendin e ngjarjes, ndërsa autori shqiptar është në kërkim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy