
Në Lezhë është zhvilluar ceremonia e 555-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në këtë aktivitet mori pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe zyrtarë të tjerë, të cilët bënë homazhe dhe vendosën kurora në vendvarrimin e Skënderbeut.



