Përmbytjet në Teksas, shkon mbi 100 numri i viktimave

Përmbytjet në Teksas, shkon mbi 100 numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga përmbytjet që goditën Teksasin qendror të premten ka arritur në më shumë se 100 persona dhe një numër ende i paspecifikuar rezultojnë të zhdukur.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po ecin nëpër brigjet e lumenjve të mbushura me baltë, ndërsa më shumë shira dhe stuhi kërcënojnë rajonin, ndërsa shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë po shuhet katër ditë pas katastrofës.

Kampi Mystic, një kamp veror vetëm për vajza të krishtera, konfirmoi se të paktën 27 vajza dhe stafi ishin mes të vdekurve. Ndërkohë dhjetë vajza dhe një këshilltar i kampit janë ende të zhdukur.

Të paktën 84 nga viktimat, 56 të rritur dhe 28 fëmijë, vdiqën në Qarkun Kerr, ku lumi Guadalupe u fryme ujë nga shirat e rrëmbyeshëm para agimit të së premtes, festës zyrtare të 4 korrikut.

Rreth 22 të rritur dhe 10 fëmijë nuk janë identifikua ender, tha zyra e sherifit të qarkut.

Kampi Mystic tha në një deklaratë të hënën: “Zemrat tona janë të thyera së bashku me familjet tona që po durojnë këtë tragjedi të paimagjinueshme”.

Richard Eastland, 70 vjeç, bashkëpronar dhe drejtor i Kampit Mystic, vdiq duke u përpjekur të shpëtonte fëmijët, raportoi Austin American-Statesman.

Kritikët e administratës Trump janë përpjekur ta lidhin katastrofën me mijëra shkurtime vendesh pune në agjencinë mëmë të NWS, Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy