Zbulohet shkaku i rënies së teleferikut në Itali

Zbulohet shkaku i rënies së teleferikut në Itali

Sistemi i frenimit emergjent i teleferikut në Piemonte ka dështuar tha kryeprokurorja e çështjes, Olimpia Bossi në një deklaratë për mediat.

Sipas autoriteteve frenat duhet ta kishin mbajtur kabinën të qëndrueshme edhe pse një nga kabllot u prish. Në vend të këtij veprimi, teleferiku rrëshqiti prapa derisa u godit me një shtyllë dhe më pas u rrokullis në tokë.

Teleferiku, i cili kishte një kapacitet maksimal prej 35 personash, lidhte vendpushimin e Stresas të Liqenit Maggiore me majën e malit Mottarone në rreth 1.500 metra mbi nivelin e detit.

Qyeteti Stresa e shpalli të hënën një ditë zie për qytetin. Ndërkohë 5 familje u shuan nga katastrofa, duke lënë të vdekur 14 persona dhe i vetmi i mbijetuar është një fëmijë 5-vjeç i cili po lufton për jetën e tij në spital.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy