Rama: Shtesë në ndihmën ekonomike deri në fund të pandemisë (VIDEO)

Rama: Shtesë në ndihmën ekonomike deri në fund të pandemisë (VIDEO)

Kryeministri Rama doli në një konferencë për shtyp në krah të ministres Ogerta Manastirliu dhe ministrit Arben Ahmetaj lidhur me situatën e koronavirusit. Rama tha spitalet shtetërore i kanë kapacitetet për të pritur të sëmurë me Covid-19. Ai theksoi se situata nuk është aq alarmante sa raportohet.  

Sikur vetëm në Shqipëri hidhen njerëz nga dritarja. Aq shumë fiksohet mendja e njerëzve, saqë edhe kur ua tregon spitalin nga brenda e marrin si film. Kjo sepse e keqja ka shumë me tëpër impakt në mendjen e njeriut sesa e mira. Sot që flasim në strukturat Covid kemi 30% të kapaciteteve të lira. Jeni të ftuar të shikoni spitalin Covid 4 sepse atje nuk ka ende pacientë”, tha ai.

Rama tha Shqipëria po e përballon më mirë këtë situatë se shtete të tjera europiane.

Spitalet nuk janë në kolaps. Shikoni Belgjikën, në zemër të BE. Në Bruksel i keni pacientët të shtrirë në korridore. Do të themi se jemi më të zotë? Jo, por atyre u kanë dalë numrat përtej kapaciteteve. Shikoni Holandën, po e ndihmon Gjermania duke pranuar pacientë të saj. A e kuptoni se çfarë po i bëni këtij mileti? Në terapinë intensive, numrat janë shumë më poshtë sesa parashikimet e më të keqes”, tha ai.

Sa u takon raportimeve për pacientë që trajtohen në shtëpi, Rama tha se është e pamundur, ndërsa ambulancat me pacientë në pritje në oborrin e spitalit, sipas tij, janë për shkak të procedurave të pranimit që zgjasin në kohë.   

Si mund të merret oksigjeni në shtëpi pa një mjek dhe kontroll të përditshëm. Nuk është e vërtetë për autoambulancat, ka procedurë. Nuk është urgjencë”, tha ai.  

 

Rama: Shtesë në ndihmën ekonomike deri në fund të pandemisë

Kryeministri Rama premtoi sot një paketë ekonomike që do t’u vijë në ndihmë të sëmurëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike. Rama tha se në këtë situatë do të rritet mbështetja financiare për familjet me ndihmë ekonomike, përmes një shtese të konsiderueshme.

“Po të kishim dëgjuar ata, s’do kishim më kokërr leku për të financuar këtë luftë. Komiteti i Ekspertëve ka bërë projeksionin për sa do të jetë infektueshmëria dhe kemi gati edhe një paketë tjetër, që do të dalë shumë shpejt për të mbështetur të sëmurët, për barnat esenciale, qoftë për të mbështetur familjet në ndihmë ekonomike, sepse gjërat mund të shkojnë në drejtime të ndryshme. Ne nuk kemi bërë masa shtrënguese të një natyre si ato që janë bërë në shumë vende, masat tona janë minimale, sepse ne nuk duam ta mbyllim ekonominë, jo sepse mendojmë ta mbajmë hapur e të vdes kush të vdesë, por mendojmë se duhet mbajtur një ekuilibër. Ndaj iu bëj thirrje njerëzve të bëjnë detyrat e thjeshta. Në të gjitha rastet për njerëzit më në nevojë situata është jo e lehtë dhe ne duam që atyre që janë në ndihmë ekonomike, deri në përfundim të kësaj flame, t’i bëjmë një shtesë të konsiderueshme në ndihmë”, tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy