7 Qershori, Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit

7 Qershori, Dita Botërore e Sigurisë së Ushqimit

7 qershori është ditë që shënohet që nga viti 2019, me aktivitete që theksojnë përfitimet nga ushqimi i sigurt.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres më 20 dhjetor 2018 ka miratuar Rezolutën 73/250 për caktimin e Ditës Botërore të Sigurisë së Ushqimit.

Ushqimi i sigurt ka një rëndësi qenësore për promovimin e shëndetit dhe eliminimin e urisë. Sëmundjet lidhur me ushqimin jo të sigurt shkaktohen nga substanca kimike, parazitë, aktere dhe viruse.

Siguria ushqimore paraqet sfida të mëdha pasi 9.3 miliardë njerëz në mbarë botën do të duhet të ushqehen deri në vitin 2050.

 Reduktimi i mbetjeve ushqimore, përmirësimi i infrastrukturës dhe promovimi i teknikave më efikase të prodhimit janë mënyra kryesore për të përmirësuar sigurinë ushqimore.

Parakushtet themelore për shëndet dhe mirëqenie të njeriut janë ushqimi i sigurt dhe të ushqyerit e drejtë.

Çdo vit, 600 milionë njerëz sëmuren si rezultat i rreth 200 llojeve të ndryshme të sëmundjeve që vijnë nga ushqimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy