Ekipi do të jetë profesionistë, të cilët tekniku i ri kuqezi i njeh prej vitesh dhe me të cilët ka punuar në eksperiencat e mëparshme, ku njeriu më i afërt i Panuccit do të jetë Paolo Rodolfi.
Detyrën për analizat e kundërshtarëve do ta ketë Alariço Rossi. Christian Panucci konfirmoi se do të ketë edhe dy bashkëpunëtorë shqiptarë, por pa thënë emrat.
Një risi në kombëtaren kuqezi do të jetë pozicioni i analistit video, që përdoret gjerësisht në futbollin evropian.


