Një objekt në Rrugën “Llukë Kaçaj” në Njësinë Administrative nr. 4 në Tiranë është konstatuar me shkelje të rënda ndërtimore gjatë një aksioni të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Sipas verifikimeve në terren dhe akt-konstatimit nr. 8827, datë 7 maj 2026, janë evidentuar rreth 2550 metra katrorë shtesë të ndërtuara në kundërshtim me lejen e miratuar, si edhe përdorimi i objektit pa certifikatë përdorimi.
Autoritetet bëjnë me dije se tejkalimi i konstatuar përbën mbi 20% të sipërfaqes së përgjithshme ndërtimore të lejuar, duke kaluar kufirin e përcaktuar nga Akti Normativ nr. 8, datë 1 tetor 2025.
Në zbatim të legjislacionit në fuqi, objekti do t’i nënshtrohet masës së konfiskimit për interes publik.



