
Xi Jinping ka siguruar një mandat të tretë të paprecedentë si President, në krye të Republikës Popullore të Kinës.
Xi i cili do të mbushë 70 vjeç më 15 qershor, është bërë kreu më jetëgjatë i shtetit kinez që nga fitorja komuniste në vitin 1949 pasi Kongresi Popullor Kombëtar, dega legjislative e parlamentit të Pekinit i dha mëngjesin e sotëm një mandat prej 5 vitesh të tjera si President.
Rikonfirmimi i tij u mor si i mirëqenë pas mandatit të tretë të paprecedentë në krye të Partisë Komuniste të marrë në Kongresin e XX Kombëtar në tetor 2022.
Delegatët votuan njëzëri me gjithsej 2952 vota për mandatin e tretë presidencial të Xi Jinping, duke shënuar kështu ngjitjen e tij si lider i padiskutueshëm i Republikës Popullore të Kinës me 5 vite të tjera në krye të institucioneve të vendit.
Votimi unanim përsëriti atë të vitit 2018, me rastin e mandatit të tij të dytë, të njëjtin vit në të cilin Kina vendosi të shfuqizojë dispozitat kushtetuese që pengonin një mandat të tretë.



