
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 67-të të protestës, ndërsa kësaj radhe janë shfaqur të veshur si minatorë, në mbështetje të kauzës së tyre dhe si një tjetër simbol i pakënaqësive të ngritura.
Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, qytetarët kërkojnë largimin e drejtuesve aktualë dhe vazhdojnë të insistojnë në plotësimin e kërkesave të tyre.
Protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se nuk do të hyjnë në negociata, duke kërkuar që kërkesat e tyre të adresohen përmes ndryshimeve konkrete.
Marshimi po zhvillohet drejt selisë së Kryeministrisë, ku pritet të vijojnë thirrjet dhe mesazhet kundër qeverisë.



