Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve/ Rreth 6000 të zhdukur nga regjimi komunist në Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve/ Rreth 6000 të zhdukur nga regjimi komunist në Shqipëri

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujton sot Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2010, vendosi ta shpallë datën 30 gusht si “Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. Kjo ditë është krijuar për të kthyer vëmendjen mbi fatin e individëve të burgosur nën kushte të vështira e të panjohura si pasojë e diktaturave ushtarake.

Zhdukja e detyruar është përdorur shpesh si një strategji për të përhapur terrorin brenda shoqërisë.

 Ndjenja e pasigurisë e krijuar nga kjo praktikë nuk është e kufizuar vetëm tek të afërmit e të zhdukurve, por ka ndikuar gjithashtu në shoqërinë në tërësi.

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) vlerësoi se mbi 6,000 persona janë zhdukur nën regjimin komunist në Shqipëri midis viteve 1944 dhe 1991, dhe se në përputhje me ligjin dhe ndërgjegjësimin e duhur të publikut të gjerë këta persona mund të identifikohen dekada pas zhdukjeve.

Që nga korriku i vitit 2017, me mbështetjen financiare të BE-së, ICMP, është duke zbatuar një projekt në Shqipëri, i cili konsiston në identifikimin me metoda bashkëkohore të personave të gjetur në varret masive që janë zbuluar në zonën e Dajtit dhe në afërsi të Ballshit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy