Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme/ Topuzi e Sota: Shqipëria parshikohet të ‘përfitojë’ rritje të përqindjes së turistëve (VIDEO)

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme/ Topuzi e Sota: Shqipëria parshikohet të ‘përfitojë’ rritje të përqindjes së turistëve (VIDEO)

Ndërsa lufta dhe tensionet në rritje në Lindjen e Mesme vijojnë, një pjesë e turistëve kanë filluar të rishqyrtojnë planet e tyre të udhëtimit, çka mund të sjellë ndryshime në rrjedhat e turizmit ndërkombëtar.

 

Ekspertët e turizmit në Shqipëri, Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, dhe Ervin Sota, kryetar i shoqatës “Arta”, në një intervistë për “MCN Live”, analizojnë se sipas parashikimeve, Shqipëria mund të përfitojë pjesërisht nga zhvendosja e turistëve drejt destinacioneve më të sigurta.

 

Ekspertët theksojnë se një pjesë e turistëve që kishin planifikuar pushime në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia apo Egjipti, po orientohen drejt Evropës, përfshirë Shqipërinë. 

 

Zak Topuzi: 

Ende nuk ka një panoramë të qartë për zhvillimet e mëtejshme, pasi situata ndryshon nga dita në ditë. Megjithatë, konflikti pritet të ketë pasoja afatgjata në turizmin global, duke prekur disa nga destinacionet më të frekuentuara në Lindjen e Mesme.

Ekspertët theksojnë se një pjesë e turistëve që kishin planifikuar pushime në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia apo Egjipti, po orientohen drejt Europës. 

Në këtë kuadër, Shqipëria, së bashku me vende të tjera të rajonit si Italia e Jugut, Kroacia, Mali i Zi dhe Malta, mund të përfitojë nga kjo zhvendosje.

Turistët, veçanërisht nga Anglia, të cilët kishin planifikuar udhëtime drejt Lindjes së Mesme, po zgjedhin të qëndrojnë në Shqipëri, duke zhvilluar edhe ture ditore për të mos humbur pushimet.

 

Sipas Sotës, Shqipëria mund të përfitojë deri në 20% rritje të turistëve gjatë këtij sezoni si pasojë e kësaj situate.

 

Anulimet masive të fluturimeve dhe pasiguria në disa vende kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë zhvendosje të kërkesës turistike.

Shqipëria mund të përfitojë deri në 20% rritje të turistëve gjatë këtij sezoni si pasojë e kësaj situate.

Megjithatë, në fazën e parë është vënë re një ngadalësim i përkohshëm i prenotimeve. 

Ky është momenti që bizneset turistike në Shqipëri të tregohen të zgjuara, duke përmirësuar shërbimet, rritur kapacitetet akomoduese dhe garantuar kushte më të mira për vizitorët, në mënyrë që të përfitojnë maksimalisht nga kjo situatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy