SHBA akuzon 12 rusë për sulmin e emaileve gjatë zgjedhjeve të vitit 2016

SHBA akuzon 12 rusë për sulmin e emaileve gjatë zgjedhjeve të vitit 2016

Departamenti amerikan i drejtësisë ka paditur 12 oficerë të inteligjencës ruse për depërtim në 2016-n në rrjetin kompjuterik të kandidates demokrate për presidente të SHBA-së Hillary Clinton dhe Partisë Demokratike. 

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein tha se të akuzuarit kanë përdorur email dhe programe të dëmshme për sulmet kibernetike.

"Aktakuza është ngritur ndaj 12 oficerëve ushtarakë rusë të cilët përmenden me emër, për komplotim me qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të 2016-s”, njoftoi në një konferencë për shtyp Rosenstein.

Zëvendës Prokurori, tha se në akuzë nuk ka pretendime për përfshirje të qytetarëve amerikanë në krimet e pretenduara. Ai tha se ka informuar për këtë çështje presidentin Trump, më herët gjatë kësaj jave.

Aktakuza thotë se zyrtarët e inteligjencës ruse filluan sulmet kibernetike në mars të vitit 2016 për të sulmuar llogaritë e email-it të vullnetarëve dhe punonjësve të fushatës presidenciale të Hillary Clinton.

Rrjedhja e këtyre dokumenteve tregoi se demokratët kryesorë preferuan zonjën Clinton për nominimin presidencial dhe kishin marrëdhënie të vështira me mbështetësit e sfiduesit liberal, Bernie Sanders.

Mesazhet e menaxherit të fushatës së Clinton, John Podesta, u publikuan gjithashtu.

Rosenstein gjithashtu tha se hakerat ishin në gjendje të vidhnin informacion mbi 500,000 votues nga një website i bordit të zgjedhjeve të shtetit.

Mueller ka ngritur aktakuza kundër disa ish-ndihmësve të fushatës së zotit Trump, përfshirë ish-kryetarin e fushatës Paul Manafort-i dhe ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn.

Në shkurt, zoti Mueller akuzoi 13 shtetas rusë dhe tre kompani rusë për përgatitjen e një komploti për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Lajmi u njoftua nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Aktakuza, hartuar nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller në kuadër të hetimit në vazhdim të zyrës së tij, për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 të fituara nga Presidenti Donald Trump, bëhet publike tre ditë përpara takimit të këtij të fundit me Presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki në 16 korrik.

 
 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy