
Ministrat e Brendshëm të shteteve anëtare të BE, janë mbledhur të enjten në Bruksel për të vendosur nëse do të pranojnë në zonën Schengen Bullgarinë, Rumaninë dhe Kroacinë.
Mësohet se është pikërisht Kroacia shteti që ka më shumë shanse për të marrë dritën e gjelbër. Jo të gjitha vendet anëtare e mbështesin propozimin, ndonëse Komisioni Evropian ka apeluar që vendet e unionit të japin “OK”-in për hyrjen e këtyre shteteve në zonën e lëvizjes së lirë.
Përpjekjet e Bullgarisë dhe Rumanisë për të hyrë në këtë zonë, janë bllokuar për më shumë se një dekadë.
Sjellim në vëmendje që Bullgaria, Rumania, Kroacia, Irlanda dhe Qiproja, janë vendet e vetme të BE-së që nuk janë pjesë e zonës Schengen. Në total në zonën Schengen janë 26 vende anëtare, shtete në të cilat nuk ka kontrolle kufitare dhe qytetarët mund të udhëtojnë dhe punojnë në një shtet tjetër anëtar, pa viza apo leje shtesë.



