
Ish-kryeprokurori Ardiatik Llalla ka munguar sot në seancën gjyqësore, pasi sipas avokatit të tij, ai ndodhet në spital.
Mësohet se avokati paraqiti dokumentet se ish-kryeprokurori ndodhet në regjim spitalor, ndërsa iu dha trupës gjykuese një ekspertizë që flet për gjendje të renduar shëndetësore të Llallës.
Ndërkohë që Gjykata mori vendimin për shtyrjen e seancës për në datë 22 shtator. Mësohet se seanca do të mbahet në orën 13:00.
Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë.
Llalla mungon në seancën e Apelit të GJKKO, trupi tërhiqet për vendimin
Ish-kryeprokurori Ardiatik Llalla ka munguar sot në seancën gjyqësore. Avokati i tij mbrojtes, Sokol Hazizaj tha para trupit gjykues që Llalla nuk mund të jetë i pranishëm pasi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe është i shtruar në spital.
Mësohet se avokati ka paraqitur dokumentet se ish-kryeprokurori ndodhet në regjim spitalor,
Ndërkohë që Gjykata është tërhequr për të marrë një vendim, ndërsa nuk dihet nëse do të pranohen këto si prova apo jo.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Adriatik Llalla, u dënua nga GJKKO me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për fshehje dhe mosdeklarim pasurie.
Seanca e sotme pritet të jetë seancë maratonë dhe të mbyllet me marrjen e një vendimi, pas disa shtyrjeve që i është bërë për arsye të ndryshme.
Adriatik Llalla u bë zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar ndonjëherë nga një gjykatë në vend, pas një hetimi që ka nisur që në 2018.



