
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka njoftuar se trupa të shumtë janë fokusuar për shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit.
Peleshi shkruan se 50 trupa, 5 mjete dhe helikopteri Cougar po punojnë që prej mbrëmjes së kaluar për të shuar flakët.
Megjithëse sipas tij, situata është pas e vështirë për shkak të terrenit të vështirë, ai premton se do bëhet e pamundura për të ruajtur pasurinë kombëtare atje.
50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha.
Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta.
Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër.
Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!





