
Një atentat me armë zjarri është regjistruar në Mirditë, ku për pasojë ka mbetur i vrarë një 45-vjeçar. Viktima u ekzekutua me breshëri automatiku teksa po shkonte në punë, vetëm tre muaj pasi i kishte shpëtuar një tjetër atentati, ku në mjetin e tij ishte vendosur lëndë plasëse. Pista kryesore që po verifikohet nga hetuesit është ajo e hakmarrjes, pasi viktima dyshohet si i përfshirë në një tjetër vrasje në Mirditë.



