Florida / Arrestohet i dashuri i Bobby Kristina Brown, goditi me grusht Leal

Florida / Arrestohet i dashuri i Bobby Kristina Brown, goditi me grusht Leal

Nick Gordon, i cili ligjërisht është përgjegjës për vdekjen e të dashurës së tij Bobby Kristina Brown, u arrestua në Florida për rrëmbim dhe dhunim të të dashurës aktuale.

28-vjeçari është shoqëruar në komisariatin e Sanford në Florida, pas denoncimit të të dashurës së tij 26-vjeçare, Laura Leal.

Sipas raportit të arrestimit, Gordon ka goditur Leal në fytyrë dhe në kokë me grushta.  Leal ka rrëfyer para policëve se bashkë me Gordon ishin duke ngrënë në një restorant afër Laje Mary mbrëmjen e të premtes për të parë Game 4 të finaleve të NBA mes Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors. 
Pas lojës çifti u kthye në shtëpinë e tyre në Sanford, kur rreth mesnatës nisi debati mes tyre, që më pas degjeneroi në përdorimin e grushtave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy