Qeveria britanike është kundërshtuar hapur nga Dhoma e Lordëve në debatin parlamentar mbi Brexit. Ndërsa Dhoma e Lordëve ka aprovuar një amendament, duke sfiduar kryeministrin Theresa Maj në favor të një amendamenti të opozitës, duke garantuar të drejtat e shtetasve të BE-së që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit.



