Rama largon ministrin e brendshëm, Noka: Emërimi i Ballës, falimentimi i shtetit përballë krimit (VIDEO)

Rama largon ministrin e brendshëm, Noka: Emërimi i Ballës, falimentimi i shtetit përballë krimit (VIDEO)

Deputeti demokrat Flamur Noka në një lidhje skype me studion e lajmeve në Mcn Tv ka komentuar e lëvizjen e fundit në Ministrinë e Brendshme, ku në vend të Bledi Çuçit emërohet Taulant Balla. Ai tha se ngjarja e ndodhur në Fushë Krujë është fytyra e vërtetë e këtij pushteti ku shteti dhe krimi janë bërë një. Sipas tij, Balla është përfaqësues i pjesës së errët të krimit dhe se me emërimin e tij të ri ligji dhe rendi janë zyrtarisht në duart e mafies. “Sigurisht që ngjarja e Fushë Krujës është fytyra e këtij pushtetit, është shenja e kalbëzimit të pushtetit, është një nga treguesit kryesorë se Rilindja ka lindur mbi krimin, mbahet dhe ushqehet me krimin. Ato pamje rrëqethëse janë shëmbëlltyra e rilindjes së Edi Ramës. Qershia mbi tortë është emërimi i përfaqësuesit të malavitës shqiptare, njeriu që ligjërisht duhet të ishte subjekt i drejtësisë. Sot për fat të keq shqiptarët e kanë të propozuar për ministër të brendshëm. Kjo është tregues se në Shqipëri shteti dhe krimi tashmë janë një, se në Shqipëri emërimet dhe pushtetin e dikton mafia. Taulant Balla nuk mund të përfaqësojë në asnjë rrethanë qytetarët e këtij vendi aspiratën e tyre për ligj, rend dhe drejtësi. Ai është pjesë e errët e krimit dhe ky moment tregon se shteti është i kalbur i gjithi, kjo tregon se në Shqipëri Rama dhe Rilindja s’kanë shqetësim qeverisjen, por kacavjerrjen në pushtet dhe me emërimin e Ballës shteti ka rënë, kalbëzimi i këtij pushteti po kundërmon në të gjithë vendin”. I pyetur se si e sheh qëndrimin e Ramës që nuk ka bërë asnjë reagim për dhunën, ndërkohë që firmos shkarkimin e Çuçit dhe zëvendësimin me Ballën, Noka tha se kjo pritet nga një kryeministër që ka inspiruar fuqizimin e krimit. “As nuk pritej që kryeministri të kishte reagim për dhunën, sepse ai ka inspiruar dhunën shtetërore, ku krimi, drejtësia bëhen bashkë për të vjedhur zgjedhjet ata janë bërë bashkë dhe nuk pritet që përfaqësues të malavitës të dënojnë veprimet e malavitës. Opozita nuk ka asnjë dyshim se Taulant Balla është, ka qenë përfaqësues i malavitës në politikë. Dosjet që disponohen nga organet ligjzbatuese ku Balla del i lidhur me krimin janë sa një mal. Qeveria e Ramës ka bërë gjithçka për ti mbajtur në sirtar dhe e gjithë kjo bën që sot ai të jetë ministër i brendshëm. Kemi malavitën në pushtet. Sot Shqipëria është në kthetrat e krimit të organizuar dhe zyrtarizmi Ballës tregoi se Shqipëria është një vend narkoshtet që diktohet nga krimi. Në një vend ku s’ka zgjedhje të lira, shqiptarët s’mund të gjejnë zgjidhje. Vullneti politik duhet ndryshuar që Shqipëria të ecë”. Ndërsa lidhur me reagimin e policisë vetëm ditën e sotme e cila bllokoi aktivitetin e gurores, Noka tha se Policia e shtetit është në funksion të mafies së pushtetit dhe kjo është një nga fatkeqësitë e këtij vendi. “Nuk ka polici në funksion të shtetit. Kemi një polici në shërbim të mafies së pushtetit. Ku ka polici Fushë Kruja, ajo ka shërbëtorë të mafies, në Fushë Krujë ata që patë me shkopinj janë shteti dhe pushteti, polica është shërbëtore e tyre. Kjo është në të gjithë Shqipërinë, bandat, krimi organizuar kontrollon policinë, shtetin, pushtetin. Edi Rama ka një mision të falimentojë shtetin, ta shkatërrojë atë prandaj vetëm zgjedhjet e lira janë zgjidhja më e mirë. Pa zgjedhje të lira s’ka zgjidhje. Ata me shkopinj i japin fitoren, mbledhin votat. Edi Rama është peng i tyre sepse ata i vjedhin blejnë dhe tjetërsojnë votat, nuk mund të veprojë tek ata. Kjo nuk është çështje ministrash por vullneti politik. Dhe vullneti politik për rend nuk ekziston. Pse ikin shqiptarët, ikin se e shohin se në Shqipëri vota dhe vullneti i tyre nuk respektohet, dhe sepse këtë shtet e ka marrë krimi në duar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy