Prokurorët e çështjes Tahiri janë të afërm të Sali Berishës, reagon zëdhënësja e ish- kryeministrit

Prokurorët e çështjes Tahiri janë të afërm të Sali Berishës, reagon zëdhënësja e ish- kryeministrit

Dosjen e shumëpërfolur për arrestimin apo jo të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri e kanë përpiluar 3 prokurorët nga veriu i Shqipërisë, të cilët bënë edhe prezantimin gjatë ditës së djeshme në Komisionin e Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit.

Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani janë prokurorët që kërkojnë të vendosin në pranga ish- ministrin Tahiri, por gjatë ditës së djeshme u përfol se të tre këta kanë lidhje farefisnore me ish- kryeministrin Sali Berisha.

Por në një reagim për këtë temë zëdhënësja  e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli shkruan se nuk ekziston asnjë lidhje farefisnore apo e çdo lloji tjetër midis ish-kryeministrit Berisha dhe djalit të tij dhe prokurorëve të çështjes së Sajmir Tahirit.

Deklarata e zëdhënëses së ish-kryeministrit Berisha:

Sot, mediat e kontrolluara nga Edi Rama kanë shpërndarë një trillim banal të tij, i cili në një panik të papërmbajtur ka gjetur si mburojë për Sajmir Tahirin një shpifje dhe trillim bajat, sipas të cilit prokurorët e çështjes “Tahiri” janë kusherinj të ish- kryeministrit Sali Berisha dhe djalit të tij, Shkëlzen Berisha.

Lidhur me sa më sipër, i sqaroj opinionit publik me përgjegjësi të plotë se nuk ekziston asnjë lidhje farefisnore apo e çdo lloji tjetër midis ish-kryeministrit Berisha dhe djalit të tij dhe prokurorëve të çështjes së Sajmir Tahirit.

Por ky trillim dëshmon qartë dhe një herë tmerrin që ka kapur kupolën e narko-shtetit në Shqipëri!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy