Kërcënon aktivisti rus: Votoni AfD, ose do pushtojmë Gjermaninë dhe do ta ndajmë mes Rusisë dhe SHBA-së

Kërcënon aktivisti rus: Votoni AfD, ose do pushtojmë Gjermaninë dhe do ta ndajmë mes Rusisë dhe SHBA-së

Më 23 shkurt 2025 Gjermania voton një parlament të ri. Zgjedhjet janë të parakohshme, pasi më 6 nëntor 2024, kancelari Scholz shkarkoi ministrin e Financave Lindner dhe më 27 dhjetor Presidenti shpërndau parlamentin.

Lidhur me këto zgjedhje një thirrje e fundit ka ardhur nga filozofi dhe aktivisti rus Aleksandër Dugin i cili përmes një deklarate në rrjetin social X ka kërkuar që të votohet AfD pasi në të kundërt ai kërcënon se do pushtojnë Gjermaninë dhe do ta ndajmë mes Rusisë dhe SHBA-së.

Votoni AfD ose do të pushtojmë edhe një herë Gjermaninë dhe do ta ndajmë mes Rusisë dhe SHBA-së”, shkruan Dugin në X.

 

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë(AfD), aktualisht renditet e dyta në sondazhet për zgjedhjet e ardhshme federale.

Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV),e klasifikon AfD-në si parti të dyshuar për ekstremizëm, ndërsa organizatën e saj rinore "Alternativa e Re” e ka shpallur zyrtarisht si ekstremiste.

AfD-ja ka futur në përdorim termin kontradiktor "riimigrim”, i cili ka shkaktuar kritika të shumta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy