Pse u “vra” politikisht Veliaj? Zogaj: Rënia e tij ndoqi pistat ligjore dhe politike

Pse u “vra” politikisht Veliaj? Zogaj: Rënia e tij ndoqi pistat ligjore dhe politike

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi rrëzimin politik të Erion Veliajt, duke e analizuar si një proces që ka kaluar në dy linja paralele: atë ligjore dhe politike.

Ai shtoi se ky është një rast i rrallë në politikën shqiptare, ku ndëshkimi institucional dhe ai politik ndodhin pothuajse njëkohësisht, çka tregon për një zhvendosje në mënyrën se si trajtohen zyrtarët e nivelit të lartë në vend.

Rënia e Veliajt ka ndjekur dy pista. Njëra është ligjore. Ai është një nga figurat kryesore që ra në ingranazhet e SPAK dhe që ilustron arsyen pse SPAK u bë për të çuar ligjin aty ku nuk shkelte më parë. Kjo është njëra ku vazhdon rënia e tij jopërfundimtar, se çështja e tij do të zgjidhet në gjykatë, se ai e ka sfidën me akuzën.

Edhe të ardhmen politike aty e ka. Nëse ti merr pafajësi dhe publiku e precepton se ti je i pafajshëm, ti rilind.

Pista e dytë është politike. Me Ramën që i kërkon këshillit bashkiak shkarkimin, menduan se nuk mund ta lënë varur procesin e tij që vuri në lëvizje këshillin bashkiak që u konformuan në shumicë.

Është politike për dy detaje: E para, në horizont pas 2-3 javësh do të gjykohet në Gjykatën e Lartë për masën e arrestit dhe nuk kishte pse të nguteshin. Por ka shanse që kur akuza dorëzohet në gjykatë, s’ka arsye që ai të rrijë në burg pa vendim. Elementi i dytë duhej gjetur mënyra që të dëgjohej Veliaj në Këshillin Bashkiak, jo për një njeri që nuk është dënuar, sepse është një e drejtë e shenjtë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy