Një 42-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Lushnjë ditën e djeshme. Sipas njoftimit të policisë shtetasi me inicialet SH.S është vetëvarur pranë banesës. Familjarët e kanë dërguar në spital, por ai nuk ia ka dalë të mbijetojë. Shkaku që e ka çuar drejt një vendimi të tillë mësohet se është depresioni nga i cili vuante prej disa kohësh 42-vjeçari.
Njoftimi i policisë
Komisariati i Policisë Lushnjë Lushnje Në datën 01.07.2017, në spitalin Lushnje ka shkuar i vdekur, i shoqëruar nga familjarët shtetasi Sh.S, 42 vjeç, banues në Lushnje. Shtetasi Sh.S, i cili ishte me sëmundje depresive, është gjetur nga familjarët i vetëvarur pranë banesës. Nga kqyrja e kufomës nuk rezultoi të kishte shenja dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprime të mëtejshme.



