Situata pas tërmetit/ Rektori Koni: UT i mbyllur deri në 6 dhjetor

Situata pas tërmetit/ Rektori Koni: UT i mbyllur deri në 6 dhjetor

Si pasojë e gjendjes së emergjencës dhe dëmtimeve të banesave pas rënies së tërmetit më 26 nëntor, janë pezulluar edhe aktivitetet e shumë organizatave përfshirë edhe shkollave dhe universiteteve janë pezulluar.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka deklaruar se për shkak të situatës së rënduar dhe rëndimit të anës psikologjike, mësimi në Universitetin e Tiranës do të pezullohet deri në datën 6 dhjetor.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, rektori Koni ka theksuar se pezullimi i mësimit në universitet është në vijim të urdhërit numër 21 të datës 26.11.2019.

Postimi i rektorit Mynyr Koni:

Në vijim të Urdhërit nr. 21, datë 26.11.2019, duke ndjekur me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje situatën aktuale, tepër të rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambjenteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, urdhëroj pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 Dhjetor 2019.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy