Parashikimi i Piperos për Covid në Shqipëri: Gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh

Parashikimi i Piperos për Covid në Shqipëri: Gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh

“Fundi i marsit, apo gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh. Vera do të jetë e qetë dhe nga fundi i vitit do të jemi shumë më të çliruar”, kështu deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan”, në MCN TV, mjeku Pëllum Pipero.

Siç u shpreh mjeku, një pjesë e madhe e ka kaluar virusin dhe se me ngrohjen e kohës edhe masat do të relaksohen. Pipero shtoi se në 4-5 muaj Shqipëria mund të arrij imunitetin kolektiv.

“Nuk besoj në teorinë e valëve të jashtëzakonshme të Covid. Një pjesë e madhe e ka kaluar. Por, fundi i marsit, apo gjysma e prillit do të na gjejë me numër të kufizuar rastesh. Me ngrohjen e kohës edhe masat do të relaksohen. Vera do të jetë e qetë dhe nga fundi i vitit do të jemi shumë më të çliruar.

Besoj që në 4-5 muaj Shqipëria arrin imunitetin kolektiv dhe besoj që vaksinimi do përfundojë brenda këtij viti dhe në rastin më të keq vjeshtën që vjen. Ne e kemi strukturën, problemi është tek mundësia për t’u furnizuar me vaksina. AstraZaneca ka një nivel imunizimi shumë të mirë, por veçanërisht pas frenimit duhet shumë sforco për të gjetur vaksinat. Mundësia për t’u vaksinuar është. Besoj do kemi sasi të mjaftueshme shumë shpejt”, tha Pipero.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy