Drejtuesja e misionit të vëzhgimit të OSBE-ODHIR, Audrey Glover, deklaroi se do të vëzhgojnë të gjithë procesin zgjedhor deri në fund, por se deri tani situata është e qetë.
Në një komunikim për mediat ajo deklaroi se kanë vëzhguar procesin edhe para ditës së zgjedhjeve dhe se ka akoma pyetje pa përgjigje.
Do presim përfundimin e procesit që të bëjmë vlerësime përfundimtare. Procedurat e djeshme si shpërndarja e materialeve zgjedhore është pjesë e raportit që do publikohet të hënën.
Zgjedhjet nuk mund të krahasohen, çdo zgjedhje është unike. Të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme sidomos për votuesit se zgjedhin kush do i përfaqësojë ata.
Zgjedhjet e fundit lokale ishin të njëanshme dhe nuk mund të krahasohen. Edhe pjesën e procesit për pajisjet identifikuese e ndjekim, do të shohim edhe procesin e votimit elektronik në terren.



