Shënohen 19 raste të reja me koronavirus, harta zgjerohet me Lezhën, Hasin e Beratin

Shënohen 19 raste të reja me koronavirus, harta zgjerohet me Lezhën, Hasin e Beratin

Nëntëmbëdhjetë raste të reja janë shënuar me Covid-19 në Shqipëri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 123 persona.

Një 49-vjeçar nga Puka humbi jetën, ndërsa numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në vend ka shkuar në pesë persona. Shqetësuese është dhe zgjerimi i hartës. Tani koronavirusi është shtrirë dhe në Lezhë, Berat dhe në Has.

Numri i personave të shëruar me COVID-19 është dyfishuar nga 5 në 10 të shëruar. Ata kanë rezultuar negativ pas dy testeve që i janë kryer pas trajtimit mjekësor të marrë (të shtruar dhe të vetëizoluar). Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 nga 74 testime, duke e çuar në 123 në total numrin e të prekurve.

Deri në këto momente në total janë bërë 930 teste për koronavirus në laboratorin e ISHP-së.

Harta e të prekurve nga COVID-19 eshte shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive: 

•    Tiranë            72 qytetarë

•    Durrës             8 qytetarë

•    Lushnje         4 qytetarë

•    Elbasan         2 qytetarë

•    Fier            12 qytetarë

•    Rrogozhinë     2 qytetarë

•    Kavajë            4 qytetarë

•    Korcë              9 qytetarë

•    Vlorë              4 qytetarë

•    Shkodër          2 qytetarë

•    Lezhe             1 qytetarë

•    Berat              1 qytetarë

•    Has                 2 qytetarë

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht  57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!  Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!", tha Eugena Tomini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy