Nishani: Ajo që ndodhi dje në Kryesi- fillimi i fundit politik të Lulzim Bashës (VIDEO)

Nishani: Ajo që ndodhi dje në Kryesi- fillimi i fundit politik të Lulzim Bashës (VIDEO)

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, pas mbledhjeve të djeshme të Kryesisë dhe Këshillit, ka kritikuar ashpër kryetarin e PD-së Lulzim Bashën.

Sipas ish-Presidentit Nishani, “kjo që nisi dje është fillimi i fundit politik të Lulzim Bashës dhe platformës së asgjësimit të Partisë Demokratike”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Nishani shkruan më tej se Bashës i intereson vetëm vula dhe karrigia e vulëmbajtësit, dhe jo rritja e Partisë Demokratike, e as zhvillimi i demokracisë si vlerë.

Nishani e vlerëson një kryetar si Basha, si një njeri që nuk ka asnjë merak për të respektuar sakrificat e demokratëve dhe asnjë dëshirë për fitoren e PD.

Postimi i Bujar Nishanit:

Të dashur miq demokratë ! Dje ishte një ditë shumë e rëndësishme për Partinë Demokratike, por pa e tepruar edhe për Shqipërinë ! Për Partinë Demokratike, pasi ishte rasti të shprehej vullneti, skicohej platforma dhe krijohej hapësira pë të nisur një proçes të vërtetë reformimi, ringritje, bashkimi, forcimi me synim kryesor kthimin e besimit të shumicës së shqiptarëve tek Partia Demokratike.

Për Shqipërinë, sepse është domosdoshmëri ekzistenca e alternativës qeverisëse ndaj një qeverie e cila pas 8 (tetë) vitesh dështimesh, korrupsioni, skandalesh, shkatërrimi institucionesh do vijojë të bëhet edhe më arrogante, më e korruptuar, më e dhunëshme, më mospërfillëse, më tradhëtare ! Por për fatin e keq të Partisë Demokratike dhe Shqipërisë, lidershipi aktual e posaçërisht L. Basha pasi dështuan ta ngrenë PD në parti të parë e fituese para 25 prillit tani nisën çmontimin e çdo vlere, trashëgimie pozitive, mundësie ringritje dhe transformimi qytetar të Partisë Demokratike !

Dje, L. Basha përtej retorikës tallëse e të gënjeshtërt ndaj demokratëve, konfirmoi se në shtator do të hyjë në Parlament, çka konfirmon kthimin e PD në një fasadë të masakrës elektorale. L. Bashës i intereson veç vula dhe karrigia e vulëmbajtësit dhe aspak fare, halli, vuajtjet, sakrificat e mijëra demokratëve apo kolapsi i shtetit të shqiptarëve.

Deri dje, L. Basha, ankohej pse kritikët nuk prisnin përfundimin e ankimimeve, hetimeve të kasapanës, por vetë nuk priti as të dëgjojë zërin e demokratëve të bazës, të shqiptarëve të thjeshtë se çfarë mendojnë ata e në mesnatë shpalli farsën e rradhës për vulën dhe karrigen e vulëmbajtësit të Partisë Demokratike, pa mbaruar as afatet e përmbylljes së ankimeve që ka bërë po vetë !!!!!!!

Shërbim më të denjë ndaj masakruesit të zgjedhjeve, dhunuesit të demokratëve, shkatërruesit të Shqipërisë, që është Edi Rama, nuk mund të ketë. Tashmë misioni i vërtetë i L. Bashës po kuptohet e qartësohet çdo ditë e më mirë. Nuk ka asnjë merak për të respektuar sakrificat e demokratëve, asnjë dëshirë për fitoren e PD, asnjë synim për të ndihmuar e shpëtuar Shqipërinë. Një kryetar i cili merr vendime në një sallë me më pak se 100 (njëqind) persona të pranishëm, ku domosdoshmërisht duhet të jenë mbi 200 (dyqind) të tillë, Një kryetar që përcakton për konkuruesit e tjerë vetëm 16 (gjashtëmbëdhjetë) ditë për të bërë fushatë në 60 (gjashtëdhjetë) degë, qartëson fare mirë qëllimin e vërtetë !

Qëllimi është Vula dhe Karrigia e vulëmbajtësit e jo rritja e Partisë Demokratike, as zhvillimi i Demokracisë si vlerë e jo e jo sakrifica e puna për të ndryshuar Shqipërinë ! Në të vërtetë kjo që nisi dje është fillimi i fundit politik të L. Bashës dhe platformës së asgjesimit të Partisë Demokratike ! Nga dje ka nisur një përgjegjësi dhe detyrë historike për Demokratët anekënd Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy