Kufiri detar me Greqinë, Bushati: Marrëveshja do të jetë më e favorshme se ajo e 2009-s (VIDEO)

Kufiri detar me Greqinë, Bushati: Marrëveshja do të jetë më e favorshme se ajo e 2009-s (VIDEO)

Dialogu me Greqinë dhe marrëveshjet e mundshme mes dy vendeve ishin tema kryesore e një interpelance të mbajtur sot me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, përmes videokonferencës  së Platformës së Bashkëqeverisjes, me një grup studentësh të ekselencës. I pyetur në lidhje me çështjen e shumëdebatuar të kufijve detarë mes dy shteteve, Bushati tha se marrëveshja e re do të jetë më e favorshme se ajo e vitit 2009.

“Pyetja është sa fitojmë dhe sa humbim. Bazuar në vijat e kuqe që ne kemi hequr nga e drejta ndërkombëtare apo vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mund t’u garantojmë se marrëveshja e re me Greqinë do të jetë më e favorshme se ajo e 2009-s. Do të jetë e ndershme dhe e zbatueshme. Çdo diskutim tjetër është thjesht dhe vetëm shpifje dhe mungesë e plotë informacioni, qoftë sa i përket zonës naftëmbajtëse dhe gazmbajtëse”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me heqjen e ligjit të luftës, Bushati tha se nuk do të përsëriten gabimet e së shkuarës.

“Do të qepim regjimin kufitar det-tokë, për të pasur mundësi të sfidojmë frikërat e atyre që propagandojnë politikat irredentiste. Sa i përket kuadrit kohor për shfuqizimin e ligjit të luftës, në vitin 1987, qeveria Papandreu bëri një përçapje të parë për ta shfuqizuar. Qeveria Rama do ta deklarojë heqjen e ligjt të luftës vetëm kur kjo të materializohet në një akt të vlefshëm në përputhje me ligjin grek”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy