“Artepiano”, Malasi: Nuk e prisnim që konkursi të kishte një përhapje kaq të madhe

“Artepiano”, Malasi: Nuk e prisnim që konkursi të kishte një përhapje kaq të madhe

Pianistja Sonila Malasi për edicionin e parë të konkursit “Artepiano”, tregoi se ideja ishte e të tre pjesëtarëve të jurisë së përbërë prej saj, Red Radoja dhe Erlis Kraja.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Malasi tha se ideja iu erdhi natyrshëm dhe çdo gjë mori rrjedhën e vetë, ku konkursi filloi në mënyrë spontane por pjesëmarrja ishte shumë e madhe nuk e prisnim.

E nisëm me kategorinë hobi, që nuk janë të shkollës së pianos. Fitoi një djalë 15-vjeçar shumë i talentuar, se na la një përshtypje që ai nuk kishte qenë fare në shkollë të muzikës, por ndiqte vetëm kurse private.

Një talent tjetër 12-vjeçar, mund të thuhet plot gojën talent. Konkurse bëhen shumë, por jo të gjithë fëmijët në të gjithë konkurset japin maksimumin.

Arti në vetvete nuk është më si dikur, por çdo gjë kërkon perfeksionin. Organizimi pati vështirësitë e veta se dhe pjesëmarrja u vonua.

Nuk e prisnim dhe ne që të kishte një përhapje kaq të madhe. Muajin e fundit pati një pjesëmarrje që ne nuk e prisnim, ekziston skepticizmi duke qenë si edicioni i parë.

Të tre ne, Red Radoja, Erlis Kraja, nuk ndikoi juria, nuk kishte asnjë pedagogë të brendshëm. Ishim të ftohtë në gjykim dhe ishim aq të pastër.

Kemi qenë shokë shkolle, pastaj jemi shkëputur në jetë. Për edicionin e dytë të “Artepiano”, besojmë se në nëntor dhjetor mund të fillojnë regjistrimet.

Për kategorinë hobi nuk kemi limit moshe, pasi ka element që duan dhe na kanë kërkuar që mund të vijnë në edicionin tjetër.

Ndërkohë ideja është nga mosha 5-18 vjeç. Fëmijët kanë nevojë të motivohen.

Po mendojmë që të mos e lëmë të lirë si konkurs, por me pjesë të orientuara.

Duam që çdo gjë të vijë nga jashtë, që të kemi një lloj orientimi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy