Në Bruksel ka një atmosferë lufte, një gjuhë lufte dhe një logjikë lufte.
Kështu tha kryeministri hungarez Viktor Orban në emisionin Good Morning në radio Kossuth.
Po ashtu Orban tha: Ne jemi tani në një pikë ku vendeve të NATO-s u kërkohet të ndërhyjnë ushtarakisht në luftën ruso-ukrainase.
Dhe nëse një vend hyn në një konflikt të armatosur me Rusinë, kjo gjë mund të nxisë një luftë botërore.



